E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 24 orë, 3 aksidente, 1 i vdekur 3 të plagosur

Viktima të aksidenteve të ndodhura në akset rrugore janë një 38 vjecare e cila ka gjetur vdekjen mbrëmë në spital, si dhe 2 të mitur që ndodhen në gjendje të rëndë. 

TIRANE- Dy kalimtarë, njëri prej të cilëve i mitur u aksidentuan në dy aksidente të ndryshme në akset rrugore kombëtare.
Aksidenti i parë ndodhi mbrëmë në hyrje të qytetit të Durrësit. Një automjet Fiat Punto me targë BOT 04651, i drejtuar nga 30 vjeçari Agim Gjeta, aksidentoi rëndë kalimtaren Lume C, 26 vjeç.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa 26 vjeçarja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, ku mbrëmë ndërroi jetë 38 vjecarja Nasibe Kulla, e cila pesë javë më parë u dëmtua në një aksident me makinë.

Në Elbasan, rreth orës 21.30, në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, një mjet tip benz me targë DR 8341 E, aksidentoi 12 vjeçarin E.M, teksa ishte duke ecur. Drejtuesi i mjetit, Petraq Sharra u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap nga shërbimet e policisë së Pogradecit. 12 vjeçari ndodhet në spitalin e Librazhdit, nën kujdesin e mjekëve.

Në një aksident tjetër të ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Cërrik- Belësh, mjeti Toyota me targë ZZ 0.2578 që drejtohej nga Ilir Senja u përplas me një çiklomotor tip DAJANG pa targa, që drejtohej nga J.V, 16 vjeç. Si pasojë e përplasje 16 vjeçari i dëmtua rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rrethanat e aksidentit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›