E Shtunë, 31 Tetor 2026

OVL paralajmëron protestë

Pas protestës së mbajtur në Autostradën “Ibrahim Rugova” kundër arrestimit të deputetit Fatmir Limaj, tani edhe bashkëluftëtarë të tjerë do të protestojnë kundër këtij arrestimi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë të ditur se do të mbajnë protestë kundër arrestimit veteranëve të luftës në rastin "Kleçka".

Sipas drejtuesve të këtyre organizatave, kjo protestë do të mbahet në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›