E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e burrit, “sebep” për heqje nga sociali

Festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e festuan shqiptarët anembanë, por jo edhe familja Olluri nga Krojmiri i Lipjanit.

Familja e Fazli Ollurit tash e 8 muaj është hequr nga skema sociale.

Vdekja e Fazli Ollurit ish-luftëtar i UÇK-së pos që ka lënë gruan me 5 fëmijë, i ndjeri është bërë “sebep” që kjo familje të largohet ng skema sociale, shkruan “Zëri”.

E “mollë sherri” janë bërë donacionet e dhëna për varrimin e të ndjerit si dhe ndihmat tjera që i janë dhënë të vesë se Fazliut, MIserete Olluri, pas vdekjes së burrit.

Zyrtarët komunalë thonë se ndërprerja e skemës sociale për këtë familje është bërë duke u bazuar në një marrëveshje ndërmjet Departamentit të Mirëqenies Sociale, Administratës Tatimore dhe Trustit Pensional, që cilido përfitues i skemës sociale që në llogari i shkojnë mbi 80 euro, atëherë i ndërpritet kjo skemë. Sipas tyre njëjtë është vepruar edhe më këtë familje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›