E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: “Beteja me naftën afër fundit”

Washington, 5 gusht   – Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë të enjten se po i afrohet fundi betejës me naftës, që rrjedh nga një vrimë e madhe e shkaktuar nga “British Petroleum” në Gjirin e Meksikës.
“Beteja e gjatë për mbylljen përfundimtare të të çarës dhe ndaljes së derdhjes së naftës përfundimisht i është afruar fundit”, ka deklaruar Obama. Të dhënat më të fundit të qeverisë amerikane tregojnë se momentalisht tri të katërtat e naftës së derdhur janë mbledhur, djegur, avulluar apo thyer me anë të proceseve natyrore nën klimën e nxehtë të kësaj pjese të botës.
Njëra prej shkencëtarëve kryesore në këtë rajon, Jane Lubchenko, megjithatë, ka paralajmëruar se pasojat e derdhjes së naftës me gjasë do të ndihen për vite me radhë në ekosistemin e kësaj pjese të SHBA-së. Admirali Tad Allen, ka thënë se BP ka dhënë dritën jeshile për fillimin e çimentimit të vrimës, në mënyrë që ajo të mbyllej në mënyrë të përhershme.
Në det, që nga muaji prill, nga kjo vrimë kanë rrjedhur afro pesë milion barel naftë të pastër, pas fatkeqësisë dhe shpërthimit në platformën mbi pusin rreth një kilometër e gjysmë nën sipërfaqen e detit. Edhe pse zyrtarët dhe president Obama folën për sukses, shumë banorë të brigjeve amerikane të Gjirit të Meksikës megjithatë ende druajnë për një ndryshim të papritur disponimi, ndërkohë Shtëpia e Bardhë duket të jetë e bindur se vrima tash është mbyllur përfundimisht dhe se më e keqja veç ka kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›