Zjarret në Rusi jashtë kontrollit

Moskë, 5 gusht – Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi kanë shpërthyer 370 zjarre të reja, ndërkaq kanë mundur të shuhen 250 të tjera, njoftojnë agjencitë nga kryeqyteti rus. Sipas njoftimeve, aktualisht 589 zjarre janë përhapur në 196 mijë hektarë. Sipas Itar Tasit në shuarjen e zjarreve po marrin pjesë 162 mijë njerëz dhe mbi 26 mijë njësi teknike.
Një smog dhe re të dendura tymi, të dalë nga zjarret e ashpra në malet përreth Moskës, kanë kapluar të enjten kryeqytetin rus, duke bërë që dukshmëria nëpër rrugë të jetë mezi rreth 200 metra, kanë raportuar mediat.
“Ndotja e ambientit në Moskë ka shënuar rekord gjatë këtyre dy javëve të fundit, prej kur kanë filluar zjarret në malet dhe fushat përreth kryeqytetit”, theksuan zyrtarë të qytetit.
Ndërkaq ushtria, zjarrëfikësit dhe me dhjetëra mija vullnetarë vazhdojnë edhe të enjten betejën e madhe për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve të shumta nëpër male, numri i të cilave, sipas informatave të fundit, është rritur në më shumë se 800 në mbarë vendin.
Që tragjedia në Rusi të jetë edhe më e madhe, numri i zjarreve vazhdon të rritet edhe më shumë bashkë me numrin e viktimave, shifër kjo që ka arritur në 50.
Situata është veçanërisht kritike në zonat më të ulëta malore dhe në rajonin Sarov, ku ndodhet qendra kryesore bërthamore e Rusisë dhe ku zjarrfikësit ia kanë dalë të ndalin flakët, raporton BBC. Megjithatë, këto raporte nuk ishin aspak bindëse për qytetarët dhe turistët e shumtë në Moskë, të cilët tashmë janë në një betejë të ashpër me smogun.
“Dukshmëria është reduktuar dukshëm dhe është tejet e vështirë të identifikohen ndërtesat”, bëjnë të ditur qytetarët. Tymi ka hyrë nëpër banesa, e madje edhe në metro, ndërsa policia e komunikacionit u ka bërë thirrje shoferëve për ngasje të kujdesshme. Reagime për gjendjen aktuale kishin edhe zyrtarët e qytetit, të cilët kanë paralajmëruar banorët që të “mbrohen nga tymi”, duke cekur se niveli i ndotjes gjatë natës ka arritur “në nivel kritik” dhe se mbase “edhe njerëzit e shëndoshë duhet të ndërmarrin masa të mbrojtjes”, raporton AP.
“Ndotja e ajrit është rritur për katër deri në dhjetë herë (përtej vlerës maksimale të lejuar) në orët e hershme të mëngjesit, që është një rekord i ri”, cekë Elena Lezina, eksperte në agjencinë shtetërore në Moskë për ndotjen e ajrit. “Përqendrimi i dyoksid karbonit në Moskë është rritur për rreth 5.7 herë përtej kufirit të lejuar”, shtoi Lezina.