Obama 2.0
Asnjë president në dekadat e fundit nuk kishte një temperament më të mirë dhe një vizion më të qartë për përballje me sfidat e botës, sesa ky që Amerika porsa e ka rizgjedhur. Obama tani ka një mundësi ta fusë këtë talent në punë në mënyrat që nuk mund t’i përdorte në mandatin e parë
Mori fund. Pas një fushate njëvjeçare që kushtoi 2.5 deri në gjashtë miliardë dollarë amerikanë (të dhëna që ndryshojnë varësisht kush i publikon), presidenti Barack Obama ka fituar mandatin e dytë katërvjeçar, në 49 shtetet në natën e zgjedhjeve (Florida për herë të dytë në katër palë zgjedhje presidenciale nuk nxori rezultat të qartë). Obama tani ka një mundësi të përcaktojë rolin e Shteteve të Bashkuara në sistemin ndërkombëtar në vitet që vijnë. Mandatet e dyta shpeshherë mund të jenë kohë produktive për politikën e jashtme amerikane, kryesisht për shkak se presidentët nuk mund të kërkojnë një mandat të tretë. George W. Bush, ta marrim, përdori mandatin e tij të dytë në zyrë për të përmirësuar gabimet e mandatit të parë (ekipi i mandatit të dytë ishte shumë i zënë). Presidentët amerikanë në mandatet e tyre shpeshherë vënë në jetë pragmatizmin amerikan të modës së vjetër karshi çështjeve të zorshme, gjë që nuk mund ta bëjnë gjatë mandateve të para, ku rizgjedhja është prioriteti i parë i tyre. Fjalët e Barack Obamas në veshët e kryeministrit të atëhershëm rus, Dmitri Medvedev, se do të tregonte më shumë fleksibilitet pas rizgjedhjes, mund t’i ketë shokuar disa, por, për shumicën e ekspertëve të politikës së jashtme, ai po thoshte diçka që nuk ishte e papritur. Sfida e presidentit është të përdorë lirinë e tij të re të aksionit të menjëhershëm, përpara se të krijohet perceptimi (sikur se ndodh gjithnjë) se ai është një president që nuk i bëhet vonë.
Ekskursioni i parë i presidentit Obama pas zgjedhjeve do të nisë në Laos për të marrë pjesë në një samit të Azisë Lindore, një udhëtim që shikohet si pjesë e “boshtit” të administratës së tij për Azinë. Ai gjithashtu do ta vizitojë Birmaninë në një përpjekje për të shprehur mbështetje për ndryshimet e jashtëzakonshme të vendit të izoluar dikur dhe për të përkrahur progres të mëtejshëm.
Por sfida e njëmendtë për Obaman do të jetë sesi do të shpjegojë se çka nënkupton “boshti”, sepse me këtë udhëtim do të shihen punët e projektit të papërfunduar të Birmanisë, por kjo më shumë shihet si një përpjekje për ta frenuar, ose për më keq, për ta rrethuar Kinën. Çfarë kishte filluar si një shmangie strategjike në një zonë të botës që nuk ishte fort e njohur për interesat amerikane - disa amerikanë të shqetësuar - mendojnë se do të synohet rrethimi i një shteti me më shumë se një miliardë banorë, që kanë përplasjet e veta të brendshme.
Politika e jashtme amerikane në Azi kërkon një dorë të fortë dhe politika amerikane atë e gjen te Obama. Por edhe ka nevojë për një komunikim efektiv që e bën të qartë për amerikanët se raporti me Kinën njëmend është shumë i thelluar për të dështuar dhe prandaj kërkon një angazhim të gjatë dhe me mendime të thella. Mesazhe të tilla duhet të jepen më shpesh nga vetë presidenti, e jo vetëm nga zyrtarë të profilit më të ulët të administratës. Politika amerikane në Azi në përgjithësi dhe karshi Kinës në veçanti, ka gëzuar vazhdimisht një mbështetje bipartizane. Kur një president amerikan ka një mbështetje bipartizane për një çështje, atëherë duhet ta lënë pas dore. Nuk ka asnjë fije dyshimi se marrja me Kinën, që vetvetiu është në një humor të keq për shkak të telasheve të veta, është jashtëzakonisht e zorshme. Por mënyra për t’i adresuar tensionet e brendshme të Kinës dhe nacionalizmin në rritje, dhe tensionet në rritje me shtetet fqinje, nuk do të thotë se duhet t’i detyrojmë vendet përreth të zgjedhin o me Kinën, o me SHBA-në. Qasja e drejtë kërkon një konsistencë, zotime afatgjate dhe të flitet me një gjuhë të butë dhe të përmbledhur, duke bërë të ditur se një politikë e mirë karshi Kinës ka qëllim avancimin e marrëdhënieve, jo transaksioneve. Askush nuk e kupton më mirë sesa ky president. Një tjetër aspekt i boshtit përfshin zhvendosjen prej Lindjes së Mesme. Por kjo nuk do të thotë se duhet hedhur poshtë rëndësinë e rajonit. Lindja e Mesme do të mbetet një shtyllë qendrore e energjisë së botës për dekada me radhë. Se a më shumë do të jetë e aftë të eksportojë energji, apo destabilitet, është çështja kryesore.
Ndryshe prej Azisë Lindore, Lindja e Mesme mbetet një rajon i trazuar, kompleksiteti i të cilit përcakton konsensuse analitike. A burojnë krizat e rajonit për shkak të mungesës së paqes me Izraelin? Apo është bashkim i faktorëve të tjerë - frustrim në vlim me rendin ekonomik të rajonit, apo me një ndërhyrje amerikane që e shndërroi Irakun e prirë nga sunitët delen e vetme të zezë të botës arabe? Administrata e Obamas ka nevojë të bëjë një punë larg më të mirë në mandatin e dytë kur vjen puna për përcaktimin e çështjeve dhe në hartimin e një përpjekjeje të rienergjizuar diplomatike amerikane në rajon. Në mandatin e parë të Obamas, ndërmjetësit ishin dërguar në rajon menjëherë pas inaugurimit të tij. Mbase, kësaj here, do të ketë një përpjekje më të madhe në radhë të parë të zhvillimit të një politike koherente.
Sugjeroj të nisim me Sirinë. Në mungesë të lidershipit ndërkombëtar në një vend që nuk ka elitë politike, konflikti i Sirisë në mënyrë tragjike është shndërruar në një luftë sektare civile - një që në mënyrë të hatashme po metastazon, me pasoja afatgjate që prekin interesat amerikane në rajon dhe në vendet që kishte investime të mëdha amerikane, si në rastin e Irakut. Ne duhet t’i shmangim thirrjet e një grupi në rritje për dorëheqjen e Bashar al-Assadit (edhe pse ai duhet të largohet) dhe të punohet më shumë me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë dhe Kinën - që të dyja duhet, miqësisht, të radhiten më lart sesa Siria për nga rëndësia e politikës së jashtme amerikane.
Në fund, SHBA-ja ka nevojë për partnerë të besueshëm. Dhe prej më të besueshmëve është Evropa. Por Evropa është në hall me problemet e veta ekonomike, që e kanë shtrënguar lidershipin evropian të mbetet në një pikë kthese. Evropa do të kthehet (herët a vonë). Në të njëjtën kohë, SHBA-ja ka nevojë të bëjë çfarëdo që mundet, përfshirë të treguarit e një durimi të pazakonshëm, për ta ndihmuar Evropën të dalë prej krizës së vet. Gjithashtu duhet të angazhohet me Evropën në projekte ndërkombëtare, përfshirë negociatat me Iranin për programin e tij bërthamor - një çështje e rëndësisë themelore për sigurinë ndërkombëtare. Asnjë president në dekadat e fundit nuk kishte një temperament më të mirë dhe një vizion më të qartë për përballje me sfidat e botës, sesa ky që Amerika porsa e ka rizgjedhur. Obama tani ka një mundësi ta fusë këtë talent në punë në mënyrat që nuk mund t’i përdorte në mandatin e parë.
Autori ka qenë ish-ndihmëssekretar Shteti për Azinë Lindore, ambasador amerikan në Irak, Kore të Jugut, Maqedoni e Poloni, i dërguar special për Kosovën, si dhe një negociator në Marrëveshjen e Paqes në Dayton. Komenti është botuar së pari në “Project Syndicate”