Obama Al-Kaida nen presion me te madh nga forcat aleate
Uashington 31 dhjetor 2010 - Presidenti amerikan Barak Obama tha se zyrtare te larte te grupit ekstremist Al-Kaida jane nen presion me te madh nga forcat aleate te udhehequra nga SHBA-te.
Obama beri keto komente ne nje deklarate qe shenon pervjetorin e pare te sulmit ne nje baze amerikane ne Afganistan qe pat lene te vrare 7 punonjes te CIA-s.
Obama tha se 7 punonjesit e CIA-s treguan kuptimin e vertete te nderit dhe te sakrifices vetemohuese. Punonjesit e CIA-s qene vrare nje vit me pare ne nje baze amerikane ne provincen jug-lindore te Kostit nga nje sulmues vetevrases per te cilin me vone zyrtaret thane se ishte agjent jordanez i dyfishte.
a.k/NOA/CNN