Obama: Al Kaidës i "premë kokën"
Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara i kanë "prerë kokën" me vrasjen e Osama bin Ladenit, dhe shtoi se Amerika është në rrugë për të mundur këtë grup islamist terrorist.
Duke folur në Fort Kempbell në shtetin Kentaki, ku u uroi trupave speciale që morën pjesë në operacionin special në Pakistan, Obama u tha atyre se "puna është kryer mirë".
Duke folur për Osama bin Ladenin, Obama tha se udhëheqësi militant që ishte përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit në SHBA "kurrë më nuk do të kërcënojë Amerikën".