E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, arrestohen 8 serbë për trafik droge

Autoritetet braziliane kanë deklaruar se policia ka arrestuar të paktën 16 persona të cilët akuzohen për trafik droge kur mes tyre ka edhe shtetas serbë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë burime nga policia braziliane e cila ka deklaruar se 8 nga të arrestuarit janë shtetas serbë.
 

Ministrja e brendshme e Serbisë, Snezhana Maloviç, tha se në mesin e tyre është dhe Goran Neshiç, i cili është në listën e personave më të kërkuar në Boegrad.
 

Raportohet se gjatë hetimeve dy-vjeçare janë sekuestruar edhe 620 kg kokainë në vlerë prej afro 1.2 milionë dollarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›