E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, rrëzohet në det avioni me 27 persona

Një avion me 27 persona në bord, kryesisht shtetas indonezianë është rrëzuar sot në det afër ishullit lindor Papua.

Zëdhënësi i ministrisë së transportit në Indonezi deklaroi se shkak për aksidentit është bërë moti i keq.

Në avion ndodheshin 21 pasagjerë, përfshirë tre fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka të mbijetuar ose jo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›