SHBA: Siria të ndalë dhunën ndaj protestuesve
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë do të ndërmarrin "hapa shtesë" kundër regjimit të Sirisë nëse forcat siriane të sigurisë nuk ndalin dhunën ndaj protestuesve.
Deklarata u publikua pas raporteve se të paktën 26 persona u vranë nga forcat e sigurisë të premten në shtypjen e dhunshme të demonstruesve që kërkojnë largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Zëdhënësi i Shtëpisës ë Bardhë, Xhei Karnei tha se "SHBA besojnë se aksionet e dënueshme të Sirisë ndaj njerëzve që kërkojnë përgjigje të ashpër ndërkombëtare".
Dje Bashkimi Evropian vendosi sanksione zyrtarëve të Sirisë, të cilët janë përgjegjës për abuzimin e të drejtave të njeriut.