E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet autobusi 10 viktima ne Giresun te Turqise

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në një  aksident automobilistik në Giresun në Turqi. Një autobus u përmbys e shpërtheu në flakë pasi u përplas me një tabelë të sinjalistikës rrugore.

Viktimat u shkrumbuan nga flakët, pasi nuk kishin mundësi të dilnin nga furgoni i përmbysur. 23 persona të tjerë u nxorrën nga automjeti me plagë të rënda.

Autobuzi me 43 pasagjerë në bord po udhëtonte nga Stambolli drejt  provincës së Trabzon në Detin e Zi. Sipas televizionit turk, shoferi mund të kishte humbur kontrollin e automjetit për shkak të pagjumësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›