Zhvillohet në Korçë, java e dytë e filmit spanjoll: Spanja në kaleidoskop
Çdo ditë do të shfaqen dy filma, hyrja do të jetë gratis dhe filmat do të shfaqen në versionin origjinal me titra në shqip dhe anglisht.
Në vitin e dytë të veprimtarisë kulturore të kësaj Ambasade, një nga prioritetet tona ka qenë decentralizimi i veprimtarisë kulturore të Tiranës, duke afruar kulturën spanjolle në qytetet kryesore shqiptare.
Java e kaluar e filmit spanjoll “Kinemaja dhe Artet” ka qenë e pranishme në Durrës, Berat, Pogradec, Vlorë dhe Fier dhe këtë vit pas një pritje të shkëlqyer nga ana e publikut të ciklit “Spanja në Kaleidoskop”, i kremtuar ne Vjeshtën Kulturore Spanjolle 2008, pasi ka qenë në qytetin e Shkodrës (24-27 Nëntor) do të udhëtojë gjithashtu në Elbasan ( 9-13 Dhjetor) dhe Gjirokastër (15-19 Dhjetor).
Cikli “Spanja në Kaleidoskop” është një propozim që përfshin këndvështrime dhe vizione të ndryshme të kinemasë sonë aktuale, një udhëtim në diversitetin gjeografik dhe kulturor që përcakton Spanjën.
Bazuar në këtë bosht qendror, këndvështrimet e ndryshme të kinemasë spanjolle, do të shfaqen në gjashtë filma: MAR ADENTRO ( Deti brenda) i Alejandro Amenabar (2004); La vida que te espera( Jeta që të pret) i Manuel Gutiérrez Aragon; Azul oscuro CASI negro (Bojëqielli e errët, thuajse e zezë) i Daniel Sánchez Arévalo (2006), Soldados de salamina (Ushtarët e Salaminës) i David Trueba (2006); Tierra (Tokë) i Julio Medem (1996); si dhe një homazh i veçantë për regjisorin Luis Buñuel me filmin El angel exterminador (Engjëlli shfarosës) 1962.
Çdo film zbulon peisazhe të reja dhe sensibilitete të cilat përcaktohen pjesërisht nga lidhja që secili prej tyre ka me rajone të ndryshme të Spanjës: MAR ADENTRO me Galician, TIERRA me Vendin Bask, La vida qe te espera me Kantabria, Soldados de salamina me Katalunjën, dhe Azul oscuro casi negro me Madridin.
Shfaqjet e kinemasë janë një iniciativë e vënë në lëvizje nga kjo Ambasadë që prej vitit 2006, me qëllimin për të fuqizuar punën e artit të shtatë si mjet i ekspresionit kulturor, dhe në këtë rast, si pasqyrim i Spanjës aktuale.
Filmat do të shfaqen çdo ditë, në Kinemanë “ Millenium Majestic” në rendin e mëposhtëm:
01/11/2008, Ora 17:00 Deti Brenda. Ora 19:00 Jeta që të pret
02/11/2008, Ora 12:30 Ushtarët e Salaminës. Ora 14:30 Tokë
03/11/2008, Ora 12:30 Bojëqielli e errët, thuajse e zezë. Ora 14:30 Engjëlli Shfarosës
Hyrja është e lira dhe filmat do të shfaqen në versionin origjinal (spanjisht) me titra në anglisht dhe shqip.
a.f/NOA