E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Pa orës 19.00, janë dorëzuar 2765 kuti votimi

Policia e shtetit, në një deklaratë për shtyp deklaron se gjatë gjithë procesit zgjedhor, ka qënë e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, ndërsa nga të gjitha qëndrat e votimit, vetëm në 12 raste, uniformat blu kanë ndërhyrë, sikurse dhe në shtatë raste të vogla, duke vënë përpara përgjegjësisë, shkelësit e ligjit.
 

Nga policia mesohet se janë dorëzuar gjithsej 2765 kuti votimi, kjo pas orës 19.00. Ja kush janë qytetet të cilat kanë dorëzuar kutitë me materialet zgjedhore:
 

Nga policia Gjirokastër janë dorëzuar 280 kuti, në Tiranë 106 kuti, ne Vlorë 263, Fier 140 kuti, Berat 287, Durrës 340, Elbasan 438, Korcë 232, Lezhë 113, Shkodër 205 kuti votimi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›