E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Dënoj me forcë aktet provokuese të Koresë së Veriut


Barak Obama i ka kërkuar Organizatës së Kombëve të Bashkuara që të dënojë ashpër provokimet e Koresë së Veriut karshi Koresë së Jugut. Obama iu referua veprimit të ushtrisë së shtetit komunist e cila qe përgjegjëse dhe shkaktoi përmbytjen e një anije ushtarake të Koresë së Jugut në ujërat me pretendimin se anija po lundronte në ujërat e Koresë së Veriut.
"Ne do të mbështesim çdo akt të OKB-së në lidhje me veprimin e papërgjegjshëm të Koresë së Veriut,"- deklaroi Obama gjatë takimit me homologun e tij koreano-jugor Lee Myung-bak. "Duhet të ketë pasoja për veprime të tilla kaq të papërgjegjshme,"- u shpreh presidenti amerikan. Ky takim ishte në vazhdën e takimeve që po zhvillohen në samitin e G-20 që po mbahen në Toronto të Kanadasë.
"Ne do të ndërmarrim çdo lloj hapi që të mos ndodhin më ngjarje të tilla të papëlqyeshme."- u shpreh presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak.
Autoritetet e të dyja palëve, si amerikanët edhe pala koreano-jugore po punojnë shumë që Këshilli i Sigurimit të dënojë në mënyrë të hapur sulmin e Koresë së Veriut që çoi në vdekjen e 46 marinarëve koreano-jugor në muajin mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›