Obama: Ditë e rëndësishme për familjet e viktimave të Mlladiçit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se mirëpret përpjekjet e homologut serb, Boris Tadic, për të gjetur dhe arrestuar Ratko Mlladicin.
"Ratko Mlladic para 15 vjetësh urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë, ndërsa aktualisht ndodhet prapa hekurave. Ne tani jemi duke pritur për ekstradimin e shpejtë të tij në Hagë".
"Në këtë ditë të rëndësishme, i mbesim besnikë procesit të pajtimit në Ballkan, në mënyrë që t`i parandalojmë krimet në të ardhmen. Ata që kanë bërë genocid dhe krime kundër njerëzimit, nuk do të mund t`i shmangen gjyqit të drejtësisë", thuhet mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.