Operacioni per drejtimin e Costa Concordias

Mes sirenave dhe përqafimeve në orën 4 të mëngjesit është dhënë dhe lajmi zyrtar: rrotullimi i Konkordias ka përfunduar me sukses. Përvec gëzimit për suksesin e manovrimeve ka qenë dhe ai i evitimit të pasojave për ambientin.
Operacioni për rrotullimin e Kosta Konkordias ka qenë i vetmi në llojin e tij në të gjithë botën. Asnjëherë më parë një anije më shumë se 100 metra e gjatë është nxjerrë sërish në sipërfaqe. Duke llogaritur se anija është një masë hekurash prej 30 mijë ton.
Kostoja e përgjithshme e këtij operacioni është rreth 600 milion euro, ndërsa është dashur ndërhyrja e më shumë se 500 personave.
Ndërsa anija Kosta Koncordia, e futur në punë në vitin 2006, është 290 metra e gjatë, 35 metra e gjerë dhe ka kushtuar më pak se 450 milion euro.
Por sipas ekspertëve pavarësisht kostos, zhvendosja e saj ishte më se e nevojshme. Mbetjet e anijes ndodheshin në brendësi të Parkut kombëtar të Arqipelagut toskan, parkun ujor më të madh të Europës.
Prioritet ka qenë dhe gjetja e dy nga 32 viktimat e incidentit që shkaktoi përmbytjen e anijes në 13 janar të 2012-ës.