E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: “Do të jem kandidati presidencial i Partisë Demokrate”



Senatori Barak Obama u tha një grumbulli përkrahësish prej mijëra vetash se kishte siguruar emërimin e partisë demokrate për në zgjedhjet e nëntorit. Senatori Obama foli në të njëjtën qendër kuvendesh në Seint Pol, ku rivali i tij, senatori Xhon Mekein, do të marrë emërimin e partisë republikane për në zgjedhjet e nëntorit. Edhe para se të mbylleshin qendrat e votimit në Montana, senatori i Illinois kishte fituar një epërsi të qartë delegatësh për në kuvendin e partisë ndërsa një nga superdelegatë të pavendosur, zyrtarë të partisë dhe udhëheqës të zgjedhur u shprehën në mbështetje të tij. Ai foli me përkrahësit e tij në Saint Paul të Minesotës, qendra ku do të mbahet kuvendi i Partisë Republikane në shtator. “Falë jush mund të qëndroj këtu dhe t’u them se do të jem kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara”. Senatori 46 vjeçar është afrikano-amerikani i parë që bëhet kandidati presidencial i një partie të madhe në Shtetet e Bashkuara. Ai zhvilloi një fushatë të ashpër kundër senatores së Nju Jorkut Hillari Klinton në më shumë se 50 gara parazgjedhore në shtetet dhe territoret amerikane.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›