E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa në alarm dyshohet rrjedhje bërthamore në Slloveni



Një incident i ndodhur në një central nuklear në Slloveni ka bërë që Komisioni Europian të lëshojë alarmin në të gjithë Europën. Rrjedhja e lëngut në impiantin e ftohjes ka ndodhur në centralin nuklear të KERSKU-t, 130 km larg Triestes. Menjëherë pas incidentit Bashkimi Europian ka bërë të ditur se është aktivizuar procedura e mbylljes së impiantit. Ndërkaq burime nga shoqëria që administron centralin e KERSKU –t kanë siguruar se nuk ka pasur asnjë rrjedhje radioaktive në ambient. E njëjta gjë theksohet edhe në komunikatën e shpërndarë në Bruksel. Sipas zëdhënësit të shoqërisë që administron centralin rrjedhja është verifikuar në brendësi të strukturës së reaktorit dhe ka nisur procesi i shuarjes. Nga ana tjetër zëdhënësja e presidencës së radhës sllovene të Bashkimit Europian ka theksuar se nuk ka rrezik për popullsinë dhe ambientin. Gjithashtu zëdhënësja ka shtuar se humbja nuk ka qenë material radioaktiv por ujë.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›