Washingnton, Basha: Nxorrëm Bashkinë nga konflikti politik
TIRANE- Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Washington, ishte ftuar në Qendrën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare John Hopkins SAIS.
Michael Haltzel, lider i shoqërisë civile ndërkombëtare, në Qendrën e Marrëdhënieve Transatlantike "Johns Hopkins", bëri një prezantim të karrierës së Bashës, duke nënvizuar se fillimisht ka qenë anëtar i ri në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shoqërinë civile dhe në vitin 1992, vëzhgues në zgjedhjet elektorale të atij viti.
Ndonëse i ri, sipas Haltzel, CV e kryebashkiakut Basha është tejet e pasur. Pasi përfundoi studimet në Holandë dhe master në të Drejtën Ndërkombëtare, ai punoi në ish-Jugosllavi, si anëtar i një ekipi pune për Gjykatën Etnike dhe si këshilltar ligjor pas luftës së Kosovës për Kombet e Bashkuara.
Në zgjedhjet e vitit 2005, pasi fiton Partia Demokratike, Lulzim Basha caktohet Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. Ai inicioi projektin më të madh, ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
Në vitin 2007 caktohet ministër i Jashtëm, ku në vitin 2008 Shqipëria merr ftesën për anëtarësimin në NATO. Gjithashtu, me rëndësi ishte edhe njohja dhe shpallja e Kosovës të pavarur, po atë vit. Në vitin 2009 punohet për liberalizmin e vizave, në kohën kur z. Basha ishte ministër i Brendshëm, kohë kjo kur ai zbatoi gjithë kriteret për emigrimin dhe rregullat për emigracion. Vjet, në vitin 2011 ai u zgjodh Kryebashkiak i Tiranës, detyrë përgjatë së cilës ai po prezanton një stil të ri qeverisje, për promovimin e investimeve, krijimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në prezantimin e tij, nënvizoi se për të ka qenë një privilegj, të drejtonte disa nga ministritë kyçe në Shqipëri, sikundër ndihej po aq i privilegjuar dhe shumë i motivuar, për t’i shërbyer qytetit të tij, Tiranës dhe bashkëqytetarëve kryeqytetas. Në një arenë të ndezur debati politik, zoti Basha vendosi të nxjerrë Bashkinë e Tiranës nga konflikti politik dhe ai personalisht t’i dedikohet gjatë 24 orëve problemeve të qytetarëve të Tiranës. Mundësinë për të qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, pasi kishte drejtuar më parë 3 ministri kyçe, Basha e konsideron një tjetër shans.
”Kushdo që ka jetuar në këtë qytet dhe në një çast të caktuar ka ëndrrat e tij, se si do të ngjante ky qytet dhe ku edhe unë kam pasur dikur ëndrrat e mia. Një mendim i tillë filloi të rritej çdo ditë në mendjen time, ndërsa kisha shumë kujdes se çfarë nevojitej të bëhej me Tiranën. Dhe si mund ta bëjmë atë? Pasojat më të rënda nga situata politike dhe konflikti politik ishin në Tiranë. Kjo ishte mundësia më e madhe, që t’ia kthenim Tiranën, qytetarëve, që vendi të ecë përpara dhe t’i çojë qytetarët në vendin e parë të vendimmarrjes”, tha Basha.
Ashtu si gjatë fushatës elektorale, edhe sot, kur kanë kaluar pak më shumë se 6 muaj nga drejtimi i Bashkisë, duke filluar nga Kryetari i Bashkisë dhe të gjithë drejtorët, dëgjojnë në mënyra të ndryshme çdo ditë zërin e qytetarëve, qoftë në takime të drejtpërdrejta, përmes letrave, e-maileve apo telefonit. Problemet e qytetarëve dhe jo konflikti politik janë axhenda e Bashkisë së Tiranës.
"Njerëzit janë më entuziastë dhe kanë filluar të besojnë në këtë gjë. Madje “buxheti 2012” është diskutuar me ta dhe po kështu do të bëhet edhe për planin urbanistik. Tani po fokusohem në axhendën që dëgjon zërin e qytetarit dhe me rëndësi të madhe është edhe punësimi i tyre. Siç kanë qenë shkurtimet burokratike, jam i vendosur të bëj gjithçka, jo thjesht për realizimin e premtimeve. Kjo do të jetë një mënyrë më shumë për të shmangur konfliktet, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera dhe për të qenë më shumë, në themel të problemeve dhe më të orientuar objektivisht”, tha Basha.
Basha iu drejtuan një sërë pyetjesh lidhur me mundësinë e zbatimit të programit të tij, mbështetjen për gratë kryefamiljare dhe personat në nevojë, mundësinë e zhvillimit të Tiranës dhe tërheqjen e investitorëve etj. Ai bëri të ditur se buxheti për këtë vit do të jetë buxheti më i lartë, pra buxheti me vlerën më të madhe dhe kjo do të mundësohet duke ulur barrën fiskale, rritjen e bazës së tatimpaguesve, reduktimin e informalitetit. Basha bëri të ditur, se vetëm në muajin gusht u regjistruan 495 biznese të reja në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se asete me vlera të larta do të vihen në përdorim, sikundër projektet strategjike të tilla si: zgjerimi i bulevardit që ndërpritet nga lumi Lana, ndërtimi i dy linjave të Tramit, ndërtimit të një terminali të ri, së bashku me stacionin e autobuzëve urbanë, që do të marrin jetë shumë shpejt. Rëndësi e madhe, sipas Bashës, do t’i kushtohet transparencës dhe rritjes së kapitalit privat.
(d.b/BalkanWeb)