E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jane Fonda nje prej yjeve te Hollivudit qe sfidon kohen dhe moshen e saj

Aktorja Jane Fonda eshte nje prej yjeve te Hollivudit qe sfidon kohen dhe moshen e saj.  Ajo thote se tani ne moshen 73 vjecare eshte me e lumtur se asnjehere ne jeten e saj.

Ne dallim nga ajo cka mund te mendojne te gjithe njerezit per moshen Jane Fonda thote se shume njerez jane me te lumtur ne periudhen e trete te moshes se tyre qe per Fonden nisi mbas viteve 1960.

Duke qene se isha e interesuar per ndryshimet e kesaj moshe dhe duke patur shume pyetje per kete grupmoshe vendosa te takohem me disa specialiste dhe grumbullova njohurite e duhura qe vendosa ti botoj ne nje liber- thote aktorja e madhe.

Prime Time ose Koha me e mire eshte titulli i librit i cili ka dale ne tregun amerikan.

Aktorja amerikane jep keshilla per ushqimin shoqerine si dhe marredheniet intime ne moshen e trete duke thene se celesi i ketij suksesi eshte optimizmi dhe menyra se si e sheh veten perballe te tjereve.

Ne kete liber une flas per shpirtin dhe per ndjeshmerine njerezore e cila nuk eshte e dukshme por eshte pjese e jona dhe pikerisht kete element dhe ndjesi dua te ndaj me te gjithe ata qe sot lexojne librin tim thote aktorja e madhe e Hollivudit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›