Berisha Mbeshtetje e plote e Shqiperise per anetaresimin e Maqedonise ne NATO
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë z. Fatmir Besimi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë Kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti përshëndetjet më të përzemërta dhe duke i uruar qeverisë së re të koalicionit suksese në misionin e saj. Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, zoti Fatmir Besimi, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe u ritheksua vendosmëria dhe angazhimi i të dy qeverive e vendeve për të ndërtuar infrastrukturën më të mirë ligjore dhe rrugore për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, ministri Besimi e informoi Kryeministrin Berisha se edhe qeveria maqedonase është duke punuar për projektin e segmentit hekurudhor me qëllim mundësimin e lidhjes me infrastrukturë hekurudhore midis të dy vendeve, si edhe ka parashikuar në programin e saj për këtë mandat projekte rrugore për bërë të mundur lidhjen me rrugën e Arbrit, e cila është duke u ndërtuar në Shqipëri, duke bërë të mundur kështu që distanca ndërmjet dy kryeqyteteve të shkurtohet. Në takim u vlerësua edhe rëndësia jetike e Korridorit 8-të për bashkëpunimin midis dy vendeve, por dhe atë rajonal.
Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ministri Fatmir Besimi u shpreh shumë i lumtur dhe krenar që vizitën e tij të parë zyrtare e zhvillon në Shqipëri, vend i NATO-s dhe shembull frymëzues për të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Kryeministri Berisha rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe, duke vlerësuar faktin që Maqedonia ka plotësuar kriteret ushtarake dhe të tjera për tu bërë vend anëtar i Aleancës, uroi gjetjen e një zgjidhje midis të dy vendeve fqinje e mike për çështjen e emrit, në mënyrë që t’i hapet rruga anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon, duke u ndalur në zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Berisha rishprehu mirënjohjen e tij dhe të qeverisë shqiptare për qëndrimin që qeveria maqedonase mbajti ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke theksuar se respektimi rigoroz i kufijve aktual në rajon, konsolidimi i shtetit të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës është një kusht themelor për stabilitet dhe siguri në rajon, si dhe për luftën e suksesshme ndaj krimit e trafiqeve të paligjshme.
Gjithashtu, u rikonfirmua se e ardhmja evropiane dhe euroatlantike e rajonit është dhe mbetet projekti më i shkëlqyer për të ardhmen e popujve të këtyre vendeve, paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.