E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka, rregulla te reja per parandalimin e pastrimit te parave

Ne mbledhjen e radhes, Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise do te miratoje nje rregullore te re "Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit". Sipas burimeve ne Banken e Shqiperise, kjo rregullore me se shumti ka te beje me rregullimin e menyres se raportimeve te transaksioneve, duke ruajtur ne te njejten kohe edhe konfindencialitetin. Te gjitha transaksionet mbi 1.5 milione leke hetohen, nese kane te bejne me pastrimin e parave apo me financimin e terrorizmit, sipas ligjit per parandalimin e pastrimit te parave. Baza e ligjore detyron pothuajse te gjitha linjat e tregut financiar, bankat, jo bankat, kompanite e sigurimeve, fondet e pensioneve dhe bursat qe te raportojne prane Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, per cdo levizje parash mbi vleren 1.5 milione leke. Ne raportim jane perfshire edhe avokatet, noteret, zyrat e kembimit valutor, hipotekat etj. Per te gjitha keto institucione dhe biznese, kur kane dyshime se transaksioni mund te perfshije pastrim parash ose financim terrorizmi, duhet t'ia raportoje menjehere ceshtjen autoritetit pergjegjes dhe te kerkoje udhezime, nese duhet ta kryeje apo jo transaksionin. Autoriteti pergjegjes eshte ? detyruar te ktheje pergjigje brenda 48 oreve. Raportimi nuk kerkohet per transaksionet ndermjet bankave, me perjashtim te transaksioneve nderbankare, ne emer te klienteve te tyre, ndermjet subjekteve qe parashikon ligji dhe Bankes se Shqiperise, institucioneve dhe te enteve publike, qe kryhen per llogari te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›