E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Harper:Pro paktit për energjinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe kryeministri kanadez Stefen Harper kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në teknologjinë energjitike, teksa të dy liderët janë angazhuar për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike. Barak Obama mbërriti në Kanada, në vizitën e parë të tij ndërkombëtare si President i Shteteve të Bashkuara. Obama dhe Harper kanë diskutuar për krizën ekonomike globale, si dhe luftën në Afganistan. Obama, në fushën ekonomike, ka shuajtur shqetësimet e kanadezëve mbi proteksionizmin, si dhe ka diskutuar mbi bashkëpunimin energjitik me partnerin më të madh tregtar të SHBA-së. "Trupat shtesë në Afganistan janë të nevojshme për të stabilizuar vendin përpara zgjedhjeve të ardhshme. Sa trupa do të nevojiten dhe për sa kohë, do të bëhet e qartë vetëm pas inspektimi i misionit në Afganistan të jetë kompletuar", deklaroi Obama. Teksa Obama tha se nuk i kishte kërkuar kryeministrit kanadez Harper trupa shtesë dhe ndihma për Afganistanin, por e kishte falënderuar atë për kontributin e vendit të tij. Gjatë kësaj jave, Obama aprovoi dislokimin e 17 mijë trupave shtesë në Afganistan. Trupat do të vendosen këtë pranverë, duke iu bashkuar rreth 38 mijë trupave që ndodhen atje. Ndërkohë, të dy liderët bënë thirrje për një marrëveshje për fillimin e dialogut për energjinë e pastër. Sipas Obamës, dialogu për energjinë e pastër është një fillim i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e problemeve energjitike në botë. Ai tha se një marrëveshje me Kanadanë mbi këtë cështje do t'i conte dy vendet në drejtimin e duhur. Ndërsa kryeministri kanadez Harper tha se ishte optimist që kishte një partner në Amerikën e Veriut kundër ndryshimeve klimatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›