Furnizimi me energji,OSSH:Nuk do ketë ndërprerje
Kryetari i OSSH-së Sait Dollapi, ndërsa po bëhej analiza e punës së muajit janar me të gjithë drejtorët e zonave, ka deklaruar se do të ketë furnizim me energji elektrike pa ndërprerë . "Gjatë muajit janar dhe shkurt niveli i konsumit të energjisë elektrike ka qenë më i lartë se kurrë", tha Dollapi, "dhe sigurisht se ky konsum i lartë do pasqyrohet edhe në fatura".
Sipas Sahit Dollapit, OSSH-ja, ka analizuar të gjitha ankesat dhe kërkesat e qytetarëve dhe çdo rast padrejtësie është penalizuar. Ai ka theksuar se disa punëtore janë pushuar nga puna dhe disa të tjerë do të ndiqen penalisht. Këtë fat sipas Dollapit e kanë pasur edhe abonentët që kanë abuzuar me energjinë. Më tej kryetari i OSSH-së Sahit Dollapi ka sqaruar se rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike do të jenë vetëm atëherë kur të ketë prishje dhe avarri.