Gjermania sot shenon 50 vjetorin e fillimit te ndertimit te Murit te Berlinit

Gjermania sot shenon 50 vjetorin e fillimit te ndertimit te Murit te Berlinit i cili ka ndare Berlinin dhe ishte simbol i Luftes se Ftohte. Jane planifikuar ceremoni te ndryshme ne mbare qytetin nderkohe qe gjermanet kujtojne murin qe ka ndare qytetin ne sektorin lindor dhe ate perendimor.
Pas humbjes se Gjermanise naziste ne vitin 1945 aleatete qe fituan Luften e Dyte Boterore e ndane vendin ne kater zona. Amerikanet francezet dhe britaniket kontrolluan Gjermanine Perendimore nderkohe qe Gjermania Lindore u kontrollua nga komunistet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Me 13 gusht 1961 autoritetet komuniste ne Gjermanine Lindore urdheruan mbylljen e te gjitha pikave te kalimit nga Berlini Lindor ne Berlinin perendimor. Ne fillim mbyllja e kufirit u be me tela me gjemba te cilet u perforcuan me mure betoni. Muri pervec ndarjes se rrugeve dhe lagjeve shkaktoi ndarjen e familjeve dhe miqesive.
Ne qershor 1987 Presidenti amerikan Ronald Reagan mbajti nje fjalim ne Berlin ne te cilin ai e sfidoi udheheqesin sovjetik Mikhail Gorbachev duke i kerkuar atij shkaterrimin e murit.
Ne nentor 1989 banoret e Gjermanise Lindore rrezuan murin dhe qeverine e shtetit komunist.
Gjermania Lindore dhe Gjermania Perendimore u ribashkuan me 3 tetor 1990.