Cana: E ardhmja ne fund varet edhe nga influenca e trajnerit
Olimpiku i Marsejes eshte pushtuar nga tifozet, te cilet kerkojne medoemos qe te fitojne nje trofe, i cili mungon prej 16 viteve. Ecuria e suksesshme e ketij sezoni, sipas Lorik Cana, mesfushori i kombetares sone qe mban shiritin e kapitenit te Olimpiku i Marsejes, nje pjese te suksesit aktual ia adreson trajnerit. "Puna me nje trajner si Gerets me ben qe te ndihem krenar. Do te doja qe te punoja shume me gjate me te", - theksoi Cana per "La Provence". "Ai ka ndertuar nje grup te mire dhe me ka ndihmuar shume qe une te rritem personalisht ne loje. Duhet te bejme shume kujdes, ne ndeshjet e mbetura,"- tha Cana. 25 vjecari thote se ndihet mire ne Marseje dhe eshte kapiteni i ekipit, prandaj do ta kete te veshtire te largohet ne fund te ketij sezoni, ne rast se Olimpiku i Marsejes fiton titullin kampion. Ai pranon se do te bisedoje edhe me trajnerin, per te marre vendimin e duhur: "Destinacioni im ndoshta nuk ka lidhje me ate te trajnerit, por besoj se edhe ai do te kete jo pak influence, ne vendimin tim te ardhshem", - theksoi Lorik Cana, i cili eshte ne kontrate, deri ne vitin 2012 me Olimpikun e Marsejes. "Aktualisht nuk po mendoj aspak per kontraten, qe me mban me klubin. Me e rendesishme eshte qe te bejme gjithcka mire dhe te shpallemi kampione". Marseja ndodhet ne krye te Liges se Pare franceze, me Lionin dhe Bordone, si dhe ish-ekipi i tij, PSG.