Tjeter triumf i Baton, Brawn GP nuk ndalet
Nje jave me pare, ne Cmimin e Madh te Australise, pilotet e Brawn GP triumfuan dhe ne Cmimin e Madh te Malajzise ku shkelqeu serish piloti Baton. Fitoret jane te gjitha te embla. Ne Malajzi, Baton udhehoqi garen pas nje "safety car". Baton nuk kishte garuar asnjehere me pare, ne lageshtire. Pas fitores se djeshme ai theksoi: "Cfare gare e jashtezakonshme, i kishte te gjitha". Me tej pilotit anglez tha se kushte nuk ishin te pershtatshme. "Ishin shume te demshme. E nisa keq ne fillim. "Zgjedhja e korsise ishte e veshtire. Nuk me ngjasonte sikur ecja ne nje lum, por ne nje liqen". Nik Haidfeld i BMW-se ishte i dyti dhe Timo Glok doli ne vend te trete. Jarno Truli i Tojotes perfundoi ne vend te katert dhe Rubens Barikelo ne vend te peste. Ne fund, te gjithe pilotet dhe skuderite moren gjysmen e pikeve, per shkak te nderprerjes se gares. "Nuk jam shume i sigurt se mund te fajesohet koha, per kushtet e motit gjate gares", dhe me tej Baton shtoi: "Do te doja te kisha 10 pike, por bera me te miren e mundshme, keshtu mendoj dhe eshte reale. Jam i sigurt se disa njerez do te thone se nuk e pame te gjithe garen dhe kjo eshte zhgenjyese, por ata duhet te mendojne edhe per sigurine, ne ndonje rast kampioni i botes ne fuqi, Levis Hamilton, nje prej piloteve me te mire ne piste te lagesht theksoi se kishte shenuar me te miren e mundshme, gjate gares. "Ishte e pamundur qe te ecje me shpejt, ishte shume me rrezik. Kurre nuk kam ecur ne nje piste te tille," - theksoi Hamilton, i cili perfundoi ne vend te shtate. Nik Heidfeld i BMW-se perfundoi ne vend te dyte dhe pas ketij suksesi tha: "Kur perfundova garen, kuptova se kisha bere gjithcka gjate gares. Ishte absolutisht e pamundur qe te udhetoje me shpejt. Isha duke qeshur ne disa momente, duke thene se do te isha me i lumtur, nese ecja me shpejt. Por mendova se do te isha ne rregull, edhe sikur te ngadalesoja ritmin." Gara eshte ndalur pas 70 minutave dhe pilotet priten derisa zyrtaret konfirmuan edhe nje here fillimin. Sipas rregullores, zgjatja e gares se Formula 1 nuk shkon me gjate se dy ore.