Obama: KS ti tregojë mesazh të fortë Phenianit
Pragë -Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t'i dërgojë një mesazh të fortë Koresë së Veriut pas "provokimit" të Phenianit me lëshimin e raketës, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama.Mendoj se Koreja e Veriut ka vepruar në mënyrë provokative duke krijuar destabilitet në rajon dhe në botë", deklaroi Obama para një takimi me zyrtarët e BE-së në Pragë. "Do të bashkëpunojmë me komunitetit ndërkombëtar për të dhënë një mesazh të fortë", theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së i përbërë prej 15-anëtarësh do të zhvillojë sot një takim emergjent në lidhje me lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së i përbërë prej 15-anëtarësh do të zhvillojë sot një takim emergjent në lidhje me lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut.