E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Kongresi te miratoje brenda tetorit projekt-ligjin per vendet e punes

Presidenti Barak Obama i beri thirrje Kongresit qe te miratoje deri ne fund te muajit projekt-ligjin e tij per krijimin e vendeve te punes.

Presidenti Obama tha sot se agjencite qeveritare po perpiqen te shohin se cfare mund te bejne nga ana administrative per te nxitur hapjen e vendeve te reja te punes. Por ai tha se ne fund te fundit duhet miratimi i kongresit per propozimin e tij prej 447 miliarde dollaresh.

Duke folur ne hapje te takimit te kabinetit presidenti tha se do te takohet me udheheqesit e kongresit per te diskutuar rreth urgjences per te miratuar projekt-ligjin. Propozimi i tij do te shtonte shpenzimet per sektorin e ndertimit per te ndihmuar ne riparimin e autostradave dhe shkollave si dhe do te ulte taksat per te gjithe punetoret amerikane.  Ligjvenesit republikane kane thene se mbeshtesin pjese te projekt-ligjit por nuk ka te ngjare ta miratojne ate ne formen e propozuar nga presidenti.

Zoti Obama tha se republikanet duhet te thone se cilat pjese te propozimit kundershtojne. Presidenti po kandidon per nje mandat te dyte 4-vjecar dhe gjate muajit te fundit ka shkuar ne disa shtete per te bere fushate per miratimin e projekt-ligjit.

Ekonomia amerikane eshte zhvilluar me nje rritem shume te ngadalte nderkohe qe papunesia ka mbetur ne rreth 9 per qind per me shume se 2 vjet. Rreth 14 milion amerikane jane te papune dhe miliona te tjere punojne me orar te reduktuar ose bejne pune qe i konsiderojne ne nivel me te ulet se sa kualifikimet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›