E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati amerikan do te shqyrtoje nje projektligj kunder politikave monetare kineze

Ka kohe qe zyrtaret amerikane ankohen se Kina me qellim mban te ulet vleren e juanit si pjese te nje strategjie agresive per promovimin e eksporteve. Ja si shprehet Sekretari i Thesarit Timothy Geithner

Politika kineze e kembimit te valutes eshte e padrejte dhe demton interesat e prodhuesve amerikane.

Nje ligj i mbeshtetur nga te dyja partite ne Senat e trajton manipulimin e monedhes si nderhyrje e nje qeverie te huaj ne ndihme te industrise duke mundesuar keshtu vendosjen e tarifave shtese mbi prodhimet kineze. Senatori demokrat i Nju Jorkut Charles Schumer eshte nje nga mbeshtetesit e Ligjit mbi Reformen e Trajtimit te Vlerave te Kembimit Monetar.

Kina ndihmon ne menyre te paligjshme industrite e veta. Ata paguajne me pak sec duhet forcen punetore. Ata anashkalojne regullat mbi mjedisin dhe injorojne parimet e tregtise globale njera pas tjetres. Kina nuk ndesh ne pasoja per keto politika qe perbejne vrasje ekonomike.

Zoti Schumer thote se politikat monetare te Kines u kane kushtuar Shteteve te Bashkuara humbjen e me shume se 2 milione vendeve pune ne dekaden e fundit.

Nje tjeter mbeshtetes i ketij ligji eshte senatori republikan i Alabames Jeff Sessions i cili thote se ka ardhur koha qe Shtetet e Bashkuara te mbrojne interesat e veta.

Gjate kesaj kohe te veshtire ekonomike ne nuk duhet te lejojme asnje nga partneret tane tregtare te shkelin rregullat e lojes ne favor te tyre. shte detyre e zyrtareve amerikane te mbrojne interesat e drejta dhe themelore te forces punetore amerikane.

Disa biznese amerikane ne veshtiresi perballe konkurrencen kineze e mirepresin ligjin. Por 50 grupe tregtare qe perfaqesojne shume prej industrive me te rendesishme eksportuese i kane shkruar nje leter Senatit duke thene se ky ligj do te shkaktonte nje reagim te demshem te Kines dhe prandaj nuk duhet miratuar.

Eksperti i tregtise Dan Ikenson i Institutit Cato me qender ne Uashington eshte i te njejtit mendim.

Nese veprojme ne menyre te njeanshme ne rrezikojme eksportet amerikane ne Kine dhe vendet e punes te lidhura me to.

Zoti Ikenson thote se ka shume mundesi qe Organizata Boterore e Tregetise ta hedhe poshte oferten e Shteteve te Bashkuara per te trajtuar manipulimet monetare si subvencion ekonomik. Per me teper thote ai projektligji ne Senat tregon nje keqinterpretim thelbesor te tregut ne nje ekonomi boterore te globalizuar dhe te ndervarur.

Me pare kishim prodhuesit tane kunder prodhuesve te tyre.  Por tani kemi globalizimin ne importojme shume produkte qe montohen ne Kine. Pra manipulimi i valutes ndikon ne menyra te ndryshme.

Analisti Ikenson paralajmeron mbi rrezikun e sabotimit te nje tregu eksporti kaq te gjere dhe me fitime ne rritje per Shtetet e Bashkuara sic e theksoi edhe Sekretari Amerikan i Thesarit Thimothy Geithner kur raportoi para Kongresit vitin e kaluar.

Kina tashme po konsumon dhe po importon me teper prej Shteteve te Bashkuara. Si rrjedhoje teprica e suficitit tregtar kinez eshte zvogeluar ndjeshem. Eksportet amerikane ne Kine e kane marre veten mjaft me shpejt se sa eksportet amerikane ne pjesen tjeter te botes.

Administrata e Presidentit Obama thote se monedha kineze vazhdon te qendroje e nenvleresuar por nuk e ka mbeshtetur projektligjin. Zyrtaret kineze shprehen kunder polititizimit te ceshtjeve tregtare dhe theksojne se ne fakt juani ka patur nje vleresim gradual ne rritje qe nga viti 2005.

Ajo rritje e ngadalte e vleres se monedhes kineze nuk duket se po i kenaq ligjvenesit amerikane. Me afrimin e zgjedhjeve te vitit 2012 disa prej tyre duken te gatshem per te gjetur fajtore mbi te cilet te hedhin barren e problemeve ekonomike amerikane. Edhe nese projektligji miratohet ne Senatin me shumice demokrate dekretimi i tij ne ligj nuk duket aspak i lehte. Dhoma e perfaqesuesve me shumice republikane nuk ka dhene shenja se do ta hedhe per diskutim projekt-ligjin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›