E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia synon te mbylle demontimin e armeve brenda vitit 2013

Shqiperia mund te perfundoje teresisht shkaterrimin e armatimit te vjeter brenda vitit 2013. Ministri i mbrojtjes Arben Imami deklaroi sot ne nje konference me donatoret se kane mbetur edhe vetem 45 mije tone municione ne fazen e fundit. Opozita ka shprehur dyshime per korrupsion ne procesin e shitjes se metaleve dhe reparteve te ushtrise.

Shqiperia deklaroi se pas dy vjetesh nuk do te kete me asnje armatim te vjeter nga koha e diktatures komuniste. Drejtuesit e ushtrise bene sot te ditur se dy vitet e fundit shkaterruan rreth 45 mije tone arme e municione te teperta dhe dy vitet e ardhshme do te shkaterrojne edhe 45 mije tonet e fundit.

Ministri i mbrojtjes Arben Imami thote se Shqiperia po le prapa periudhen e erret komuniste me arme te teperta dhe te pasigurta duke u afruar perhere e me shume me standartet e aleances veri-atlantike. Se bashku me SHBA kemi tani nje program qe po funksionon nje program i cili premton te jape frytet ne nje kohe te percaktuar qarte. Kemi edhe mjaft pune per te bere. Tani jane teper dhe duhet te asgjesohen rreth 45 mije ton municione mijera artikuj te ndryshem qe nga armatimet e artilerise tanke materiale te ndryshme deri tek gjilperat - tha ai.

Aktualisht 3 uzina dhe13 fabrika ne te gjithe territorin punojne pa nderprerje per zberthimin e dhjetera mije tonelata municionesh. Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu tha se regjimi komunist mblodhi mijera arme te rrezikshme kunder amiqve qe nuk ekzistonin. Tani te gjithe kane nje detyrim te madh qe ta ndihmojne Shqiperine qe te clirohet nga keto pesha te renda te diktatures komuniste per te patur nje te ardhme me te mire. Para se te ndodhte tragjedia e Gerdecit ne mars 2008 SHBA dhane 8 5 milione dollare per te shkaterruar minat dhe arme te lehta. Qysh nga ajo kohe SHBA dha fonde te shumta dhe eksperte per te pastruar gjithe territorin nga mbeturinat e rrezikshme qe u perhapen ne gjithe territorin e Gerdecit.

Edhe nje jave me pare me ministrin Imami nenshkruam edhe nje grant tjeter per pastrimin e Gerdecit dhe zona te tjera me ndotje rretheqark Shqiperise - tha ai. Ambasadori amerikan Arvizu tha se Shqiperia eshte mbeshtetje kryesore per paqen dhe qendrueshmerine ne rajon. Shqiperia eshte nje anetar krenar i NATO-s. asgjesimi i ketyre armeve eshte i rendesishem per te shmangur aksidentet per te shmangur rrezikun e terrorizmit dhe kriminalitetit - tha zoti Arvizu.

Ndersa shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise shqiptare gjeneral Xhemal Gjunkshi thote se zberthimi i armeve dhe municionit te vjeter eshte nje pune e nderlikuar qe po ecen shume mire fale mbeshtetjes se fuqishme te partnereve perendimore. Qeveria e Shqiperise ka marre persiper qe brenda vitit 2013 te jete nje vend plotesisht i paster nga municionet e teperta. Te gjitha do te asgjesohen. Kete objektiv te shtetit shqiptar ne do ta permbushim me sukses edhe me ndihmen e partnereve tane qe na jane gjendur prane - tha ai.

Por nga ana tjeter opozita eshte e shqetesuar per tjetersimi i vleres se mallit pas demontimit dhe tjetersimi i pronave nga shitja e objekteve. Deputeti socialist Ilir Gjoni pjesetar i komisionit parlamentar te ligjeve thote se ushtria ka bere nje pune te mire per demontimin dhe uljen e stokut te armeve nje pune kjo e nisur qysh ne vitin 2000. Socialistet mendojne se siguria ne disa fabrika demontimi eshte jashte standarteve prandaj kane kerkuar vazhdimisht te rritet shkalla e sigurise ne bazat ku armatimi zberthehet ku shpesh kane humbur jeten punonjes civile dhe ushtarake ne menyre qe te mos perseriten tragjedi si ajo e Gerdecit. Zoti Gjoni thote se opozita ka dyshime dhe po heton raste abuzimesh me stokun gjigand te metaleve te rralla dhe lendeve te tjera ushtarake pas demontimit.

Tashme jemi ne nje proces investigimi per demontimin e predhave dhe ate qe sipas gjykimit tone eshte nje abuzim dhe nje tjetersim i prones se popullit. Permes procedurave te parregullta sa i perket shitjes se skrapit pas demontimit te predhave - tha ai. Socialistet e opozites mendojne se zyrtaret perpiqen te shmangin informacionin dhe nuk ka transparence as per opoziten dhe as per qytetaret mbi procesin e demontimit dhe mbi shitjen me ankand te pronave dhe pasurive te ushtrise dhjetera reparteve depove dhe objekte anembane Shqiperise.

Regjimi komunist ngriti nje ushtri gjigande joproporcionale duke mbledhur arme nga Kina Rusia dhe shtete te tjera apo duke prodhuar edhe vete qindra mijera arme automatike dhe municione. Ne vitin 1990 shqiperia kishte ne depo rreth 200 mije tone armatime dhe municione qe nga armet kimike minat anti-personel dhe predha te te gjitha llojeve per ajrin token dhe detin. Ruajtja e tyre ne kushte teknike te dobeta i nxorri ato shpejt nga standartet e sigurise dhe beri te domosdoshme shkaterrimin e tyre per te zhdukur rrezikun ndaj banoreve. Incidenti me i rende ne kete proces eshte shperthimi i Gerdecit ku humben jeten 26 persona per te cilin u akuzua pothuaj gjithe shtabi i ushtrise shqiptare. Gjyqi ndaj tyre vazhdon edhe sot pas 3 vjetesh ndersa drejtuesit civile te ushtrise mbeten jashte hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›