E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli nuk i ofron zotit Paneta angazhime te reja per paqen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta nuk ka marre premtime te reja nga udheheqesit izraelite pasi u kerkoi atyre qe te bejne me shume ne arritjen e paqes me palestinezet dhe permiresuar marredheniet  me vendet e tjera ne rajon.

shte udhetimi i pare i zotit Leon Paneta ne Tel Aviv qekur mori postin e Sekretarit amerikan te Mbrojtjes. Ai erdhi ne Tel Aviv me nje paralajmerim per shtetin hebraik se rrezikon izolim te metejshem nese nuk permireson marredheniet me vendet e tjera ne rajon pas revolucioneve popullore ne Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut.

Ne citimet gjate udhetimit per ne Tel Aviv zoti Paneta tha se Shtetet e Bashkuara duan te ndihmojne Izraelin qe te permiresoje marredheniet e demtuara me Egjiptin dhe Turqine.

shte shume e qarte se ne keto kohera dramatike ne Lindjen e Mesme ku ka patur kaq shume ndryshime nuk eshte nje situate e mire per Izraelin qe te behet edhe me i izoluar dhe pikerisht kjo po ndodh.

Zoti Paneta u prit perzemersisht ne ministrine izraelite te mbrojtjes te henen nje pergjigje e sjelleshme nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak.    

Jam teresisht dakord se duhet te kerkojme nje rruge te arsyeshme dhe te pershtatshme per te zbutur tensionet me Turqine me Egjiptin qe te gjejme nje shteg per te rifilluar negociatat ne nje menyre te sinqerte dhe efektive me palestinezet.

Por megjithate zoti Barak nuk beri ndonje premtim.

shte e qarte se ne bote ka nga ata qe duan ta shohin Izraelin te zene ne nje qoshe ne nje lloj izolimi dhe eshte e qarte per ne se kemi pergjegjesine per tu perpjekur per te zbutur tensionet me te gjithe fqinjet tane.

Zoti Barak tha se eshte i gateshem per negociata dhe kerkon qe palestinezet te vijne ne tryezen e bisedimeve pa kushte. Ai e kritikoi udheheqjen palestineze per dorezimin e njeaneshem te kerkeses per anetaresim te plote ne Kombet e Bashkuara duke thene se veprimi sic u shpreh ai provon se ka kufizime ne kapacitetet palestineze per te ecur ne bote. Qeveria amerikane e kundershton kerkesen palestineze dhe thote se do te vere veton  ndaj rezolutes nese del per votim ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta zhvilloi nje takim me dyer te mbyllura me presidentin palestinez Mahmud Abas ne qytetin Ramallah te Bregut Perendimor dhe me pas me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu ne Jeruzalem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›