Obama: Kongresi të miratojë paketën e shpenzimeve
Uashington-Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë buxhetin e tij federal masiv. Gjithsesi, kreu i Shtëpisë së Bardhë, pranon se nuk do të jetë diçka e lehtë ta bindë Kongresin të miratojë planin e tij të shpenzimeve prej 3,5 trilionë dollarësh për vitin fiskal 2010. Në fjalimin e tij të përjavshëm të transmetuar nga mediat, Presidenti tha se lobistët dhe grupe të interesave të veçanta i kundërshtojnë planet e tij për reformimin e shërbimit shëndetësor, industritë e sistemit bankar dhe të energjisë.
"E di se këto masa nuk do t’u përshtaten interesave të veçanta të disave dhe lobistët që kanë investuar sipas mënyrës së vjetër të kryerjes së biznesit dhe e di se ata po përpiqen ta luftojnë planin ndërsa ne flasim. Dhe mesazhi im për ta është ”Edhe unë jam gati për të luftuar për miratimin e tij”, - tha ai.
Obama theksoi se buxheti i tij përmbush premtimet që ai bëri gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar. Mes tyre ishte një zotim për t’i dhënë fund shkurtimit të taksave për shtresat e pasura. Sipas planit të tij, të kamurit, që përbëjnë 5 për qind të popullsisë, duhet të paguajnë 1 trilion dollarë më tepër taksa gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa shumica e njerëzve të tjerë do të paguajnë më pak taksa.
Shtëpia e Bardhë parashikon se SHBA do të hyjnë në vitin e ri fiskal me një deficit buxhetor prej 1,75 trilionë dollarësh, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore dhe 4 herë më i madh se deficit buxhetor i këtij viti.