Vdes Paul Harvey, legjenda radiofonike amerikane
Uashington-Paul Harvey, i cili bëri për vete miliona dëgjues të radios me opinionet dhe modelin e tij unik gazetaresk, vdiq dje në moshën 90-vjeçare, njoftoi televizioni amerikan, ABC News. Harvey qëndroi përpara mikrofonit të radios për më shumë se 60 vjet duke u shndërruar në një ikonë të saj, në vitin 1951, kur iu bashkua radios ABC. Harvey kishte një audiencë ditore prej 22 milionë dëgjuesish për vëzhgimet e tij elegante, për çështjet që përditshme që shqetësonin amerikanët si edhe për opinionet për lajmet.
''Nuk e mbaj veten si gazetar të madh, por si një vëzhgues profesional'', thotë Harvey në një nga intervistat e tij. Ish-presidenti amerikan, George W. Bush tha se ''Harvey ishte zëri familjar i jetës së miliona amerikanëve''.