E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Forcat e huaja të largohen sa më shpejt nga Iraku

Teheran-Lideri shpirtëror, ajatollahu Ali Khamenei i deklaroi dje presidentit irakian, Jalal Talabani se forcat e huaja duhet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur nga Iraku duke u shprehur kundër mbajtjes së trupave amerikanë për një kohë të gjatë në këtë vend. "Forcat pushtuese po përgatisin terrenin për të qëndruar akoma më gjatë në Irak, gjë që do të paraqesë rrezik'', paralajmëroi ajatollahu Khamenei, cituar nga agjencia e lajmeve ''Isna''.

"Trupat pushtues duhet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe çdo vonesë në tërheqjen e tyre do të ishte një humbje për popullin irakian'', theksoi drejtuesi irakian. Për drejtuesin iranian ''forcat e huaja nuk kërkojnë progres nga Iraku dhe as afrimin mes këtij vendi me Iranin''. Të premten, presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se SHBA-ja do të tërhiqte shumicën e trupave amerikanë nga Iraku deri në fund të vitit 2010, për të lënë atje një forcë prej 35 000 - 50 000 trupa.

Tërheqja totale e trupave do të përfundojë në fund të vitit 2011 sipas marrëveshjes së sigurisë nënshkruar në nëntor mes Bagdadit dhe Uashingtonit. Presidenti irakian, Talabani u takua të premten me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili deklaroi se vendi i tij dëshironte të zhvillonte marrëdhëniet me Irakun në disa sektorë dhe në mënyrë të veçantë në sektorin energjetik dhe atë tregtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›