HRW kritikon Irakun për numrin e lartë të ekzekutimeve

Organizata “Human Rights Watch” ka kritikuar autoritetet irakiane për ekzekutimin e të paktën 65 personave që nga fillimi i këtij viti.
Në deklaratën e publikuar sot, HRW thotë se sistemi i ndjekjes penale në Irak ka të meta dhe duhet ndryshuar. Katërmbëdhjetë irakianë, shumica nga të cilët anëtarë të dyshuar të Al Kaedës, thuhet se janë ekzekutuar më 8 shkurt.
Një zyrtar irakian është cituar t`i ketë thënë organizatës HRW se mund të ketë ekzekutime të tjera në ditët dhe javët e ardhshme.
Sipas Kombeve të Bashkuara, Iraku ka dënuar me vdekje mbi 1,200 persona që nga viti 2004. Në këtë vend, rreth 50 krime dënohen me ekzekutim.