Obama-Netanjahu: Izraeli është “shkëmb i fortë”, SHBA do t`ju mbështesë
Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë me dije kryeministrit Benjamin Netanjahu se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Izraelin është “shkëmb i fortë”.
Në fillim të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, që pritet të fokusohen në programin bërthamor të Iranit, Obama tha se Izraeli do ta ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA-së.
Natanjahu tha se Izraeli duhet të mbetet “zot i fatit të vet”.
SHBA dhe aleati i saj, Izraeli dyshojnë se Irani është duke bërë përpjekje në ndërtimin e armës bërthamore, akuzë kjo e hedhur poshtë nga Teherani.