E Diel, 1 Nëntor 2026

Klik Ekspo Grup, kompania tërheq biznesin kinez

Rritja e investimeve ndërmjet biznesit shqiptar dhe atij kinez, ishte në qëndër të takimit që një grup investitorësh nga vendi më i madh aizatik zhvilluan me Presidentin e shoqërisë Klik Ekspo Grup, Luan Muhametaj. Duke paraqitur potencialin që Shqipëria paraqet për investitorët e huaj, presidenti Muhametja, u shpreh se shoqëria Klik Ekspo grup është një trampoline shumë e mirë për të nxitur biznesin e të dy vendeve të investojnë.
 

E ndërsa Presidentit i qëndrës kineze për tregëtinë e jashtme, Van Rung Sheng, u shpreh i bindur për të bashkëpunuar në rritjen e shkëmbimeve tregëtare të dy vendeve.
 

Panari i madh i Klik Ekspo Grup do të zhvillohet nga data 27 deri në 30 nëntor. Vitin që shkoi në të morën pjesë 310 ekspozues nga 20 vende. Sipas Presidentit Muhametaj qëllimi këtë vit është që të rritet me 25 përqind numëri i ekspozuesve. Për herë të parë do të ketë pavionin e tij këtë vit edhe biznesi kinez.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›