E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të ashpra në Jemen, të paktën 106 viktima

Të paktën 78 ushtarë dhe 28 militantë të Al Kaidës janë vrarë në një betejë në perëndim të Zinxhibarit, kryeqytetin e provincës së Abianit gjatë të hënës, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë të Jemenit. Sulmuesit gjithashtu kanë marrë peng 5 trupa. Zyrtarët mjekësorë kanë konfirmuar shifrat e fundit të vdekjes.

Turbullirat njëvjeçare politike në shtetin e Gadishullit Arabik, të cilat sollën dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh, pas protestave masive, u kanë mundësuar militantëve të Al Kaidës, forcimin e rrënjëve në vend, kryesisht në pjesën jugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›