E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nga forcë ushtarake do të shndërrohemi në forcë diplomatike

Deklarata Obama flet për linjën ndryshe që do të ndiqet në Irak, pas largimit të trupave

Presidenti amerikan, Obama, planifikoi dje që të vendoste një kurs të ri për misionin në ndryshim të vendit të tij në Irak, ndërsa ushtria është duke u përgatitur që të përfundojë operacionet në terren, sipas planifikimit. Në një fjalim në Konventën Kombëtare të Veteranëve në Atlanta, Obama planifikoi që të fliste në lidhje me përparimin e bërë në Irak, në lidhje me respektimin e afatit të tërheqjes së trupave luftarake nga Iraku në fund të muajit. Një forcë tranzicioni prej 50 mijë trupash do të vazhdojë që të mbetet në Irak, për të ndihmuar forcat e sigurisë së vendit, të kryejë operacione antiterroriste dhe të japë siguri për civilët vendas.

“Le të mos gabojmë: zotimi ynë në Irak është duke ndryshuar nga ai i ekzistencës së një force ushtarake të drejtuar nga trupat tona në atë të një përpjekjeje civile të drejtuar nga diplomatët”, ka deklaruar Obama. Ai ka thënë edhe se trupat amerikane do të largohen nga Iraku në fund të vitit të ardhshëm. Por ndërkohë që Presidenti amerikan i ka pakësuar trupat në Irak, i ka shtuar ndjeshëm në Afganistan, duke shtuar edhe 30 mijë trupa shtesë në këtë vend që ende nuk po arrin që të gjejë dot paqe, në të cilin rriten ndjeshëm numri i viktimave ushtarake dhe civile. Dyshimet janë shtuar për planin e Obamës për t’u tërhequr nga viti 2011. Përballë një humbjeje potenciale të mbështetjes së publikut dhe të Kongresit Amerikan për luftën në Afganistan, Shtëpia e Bardhë ka nisur që ta portretizojë misionin e saj në Afganistan si shumë më të thjeshtë nga sa duket dhe plotësisht të arritshëm, me objektivin e qartë që vazhdon që të përsëritet vazhdimisht, atë të arritjes së spastrimit të rajonit nga terroristët. “Ajo çka ne kërkojmë në Afganistan është e vështirë, por është ndërkohë një objektiv modest”, deklaroi Obama së fundi në një intervistë televizive.

Pavarësisht shtimit të numrit të trupave në Afganistan pas përpjekjes së Obamës për të ndryshuar taktikë, trupat që janë tashmë në Irak dhe në Afganistan janë shumë më pak nga periudha kur Presidenti erdhi në pushtet në Shtëpinë e bardhë pas Presidencës së Bushit. Në shtator, kur do të tërhiqen edhe trupat e mbetura nga Iraku, do të mbeten në terrenin e luftërave jashtë Amerikës gjithsej 146 mijë trupa, ndërsa në janar të vitit 2009 kur Obama erdhi në Shtëpinë e Bardhë, ishin gjithsej 177 mijë trupa. Në fjalën e mbajtur të hënën, Obama foli edhe për përpjekjet e qeverisë për të mbështetur ato trupa që kanë luajtur rol në luftërat e së shkuarës, siç janë për shembull veteranët e luftës. Pas fjalimit, Obama ka marrë pjesë në një darkë për mbledhje fondesh.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›