E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nuk ka arsye që SHBA dhe Irani të jenë të ndarë

UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama vlerëson se nuk ka asnjë për të parë vendin e tij dhe Iranin të ndarë.

Në një video të plublikuar me rastin e Nevruzit shefi i Shtëpisë së Bardhë i bën thirrjë regjimit islamik të respektojë detyrimet bërthamore.

"Nuk ka asnjë arsye që SHBA-ja dhe Irani të jenë të ndarë. Këtu në SHBA, amerikanët me origjinë iraniane prosperojnë dhe kontribuojnë shumë në kulturën tonë'', deklaroi Obama .

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu vendosjen e kufizimeve të lirisë në Iran, veçanërisht aksesin e lirë në internet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›