E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Pakistani nuk po e lufton si duhet terrorizmin

Vizita Presidenti amerikan beri thirrje per intensifikimin e perpjekjeve per paqe mes Indise dhe Pakistanit

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi dje se progreset e bera nga Pakistani ne luften kunder terrorizmit nuk kane qene te shpejta ashtu si SHBA do te kishte deshiruar. Me tej ai shtoi se India eshte vendi qe ka interesin me te madh per nje Pakistan te qendrueshem. Ne bisedimet me nje grup studentesh ne Mumbai para se te nisej per ne Nju Delhi ne etapen e dyte te vizites se tij zyrtare ne Indi Obama foli per perpjekjet e Islamabadit kunder terrorizmit te konsideruara si shume te rendesishme per autoritetet indiane. Nje Pakistan i paqendrueshem nuk eshte nje gje e mire ndersa nje Pakistan i qendrueshem po. Ai ashtu si India duhet te luaje nje rol te rendesishem ne zhvillimin e Afganistanit tha ai. Ne perfundim te bisedes burime qeveritare indiane treguan nje lloj pakenaqesie per argumentet e parashtruara nga Obama. Autoritetet indiane deklarojne se Pakistani nuk mund te adaptoje nje standard te dyfishte ne luften kunder terrorizmit dhe se do te kerkojne nje monitorim te kujdesshem te armeve me te cilat Uashingtoni furnizon Islamabadin. Indianet mendojne se keto armatime ne vend qe te sherbejne per shtypjen e terroristeve perdoren kunder Indise. Po ashtu India fajeson Pakistanin per mbeshtetjen e terroristeve islamike te cilet kryen sulmet ne Bombei ne vitin 2008 duke lene 160 te vdekur.

Obama dhe Zonja e Pare Mishel e nisen diten e tyre duke vizituar shkollen Holy Name ne Mumbai. Me vone kreu i shtetit amerikan iu nenshtrua nje pyetesori nga ana e studenteve te College St. Xaviers per sa u perket temave te politikes bilaterale dhe asaj nderkombetare. Per sa u perket zgjedhjeve te fundit ku demokratet humben keqas Obama ka pranuar se do te jete i nevojshem nje ndryshim drejtimi i politikes qeveritare ndersa per Irakun tha se nuk ishte i kenaqur per kohen qe i ishte dashur vendit per te zgjedhur qeverine e re. Ne fund ai foli edhe per zgjedhjet qe u zhvilluan ne Birmani duke theksuar se nuk ishin as te lira as te drejta. Presidenti amerikan u beri thithje autoriteteve birmaneze per te liruar menjehere dhe pa kushte Aung San Suu Kyi dhe gjithe te burgosurit e tjere politike. Per lidhjet tregtare dypaleshe mes SHBA dhe Indise Obama kerkoi mundesine e nje aksesi me te madh per produktet amerikane ne tregun indian sepse nese ekonomia jone eshte e hapur edhe vendet me te cilat bejme tregti duhet te jene te tilla. Presidenti amerikan pas Indise do te vizitoje Indonezine Korene e Jugut dhe Japonine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›