PASOK fiton lokalet shpeton nga zgjedhjet e parakoheshme
Greqia zhvilloi dje zgjedhjet lokale te cilat mund te pasohen nga ato parlamentare nese votuesit nuk mbeshtesin masat e ashpra te qeverise socialiste per ekonomine e zhytur ne borxhe. Keto zgjedhje qe dolen totalisht jashte problematikes se pushtetit lokal dhe konsiderohen si nje test i rendesishem per qeverine Papandreu dhe politikat ekonomike per daljen nga kriza e thelle. Me sfond krizen e thelle dhe makthin e ristrukturimit te borxhit 9.809.177 votues do te zgjedhin 13 prefekte dhe 325 kryebashkiake. Bashke me emrat e rinj te pushtetareve vendore nga rezultati i ketyre zgjedhjeve priten edhe zhvillime politike nese vendi do te shkoje ose jo ne zgjedhje te parakohshme parlamentare. Kryeministri gjate gjithe diteve te fundit ka theksuar se fati i perpjekjeve te Greqise per daljen nga kriza varet pikerisht nga zgjedhjet. Vendimi i tij per zgjedhje te parakohshme mund te kushtezohet nga ajo qe pritet ne ndodhe ne garen per Prefekturen e Atikes rajoni perreth Athines ku jeton pothuajse gjysma e popullsise greke. Aty kandidati i Pasok-ut pritet te mundet nga kandidati i pavarur Yiannis Dimaras. Ai deshironte te kandidonte nen siglen e partise ne pushtet por nuk u pranua nga Papandreu pasi kishte votuar kunder ndihmes se Fondit Monetar. Antonis Samaras lideri i partise opozitare me te madhe ne vend asaj Konservatore thekson se Papandreu mund te therrase zgjedhjet e parakohshme sepse nuk mund te perballoje dot stresin e udheheqjes se vendit ne kete krize ekonomike. Keto zgjedhje do te tregojne nese do te vazhdojme me tej perpjekjen per rimekembjen e vendit apo do ta leme ne mes deklaroi ai. Papandreu ka deklaruar se do te kerkoje mbajtjen e zgjedhjeve te menjehershme nese qeveria e tij socialiste nuk ka mbeshtetje per reformat fiskale nje kusht qe i eshte vene Greqise per te marre huan prej 110 miliarde eurosh nga Bashkimi Europian dhe FMN-ja. Nuk do te hezitoj ne asnje moment te bej ate qe diktojne kushtet ne qofte se do te vazhdohet perpjekja antipatriotike e kesaj perpjekjeje qe po ben vendi tha ne tone te larta ne mitingun e fundit Kryeministri Papandreu duke ngjallur reagimin e opozites qe e akuzoi per pseudodileme dhe shantazh ndaj elektoratit. Socialistet dhe kreu i tyre Papandreu ndryshe nga cdo rast tjeter zgjedhjesh lokale i vune votuesit para dilemes ose vote per perfaqesuesit e tyre dhe aprovim te kursit te ndjekur ose zgjedhje te parakohshme. Megjithate Kryeministri grek nuk ka thene qarte se cilat rezultate ai do ti konsideronte te kenaqshme dhe qe do ti linin atij vend per te manovruar kur te mbyllen kutite e votimit. Papandreu erdhi ne pushtet ne tetor te vitit te kaluar pasi siguroi nje fitore te rendesishme ndaj rivaleve konservatore dhe partia e tij ka shumicen derrmuese ne Parlament. Por anketimet e koheve te fundit tregojne se popullariteti i Kryeministrit socialist ka rene pas masave te ashpra ekonomike mes te cilave bllokimi i pensioneve dhe ulja e rrogave. Partite e opozites kane zhvilluar fushate kunder zbatimit te masave te ashpra duke bere thirrje per zevendesimin e tyre me politiken e investimeve shteterore per simulimin e ekonomise. Zgjedhjet djeshme pasojne reformat ne qeverine lokale qe e kane forcuar pushtetin e 13 guvernatoreve rajonale te Greqise te cilet zgjidhen per here te pare drejtperdrejt. Reformat e kane pakesuar numrin e bashkive nga 1 mije e 14 ne 325. Ne keto zgjedhje do te votojne per here te pare edhe emigrantet. Por edhe pse nga kjo e drejte perfitonin me shume se 150 mije emigrante vetem nje numer i vogel rreth 13 mije eshte regjistruar ne listat e zgjedhesve.