E Diel, 1 Nëntor 2026

Java e dyte e nentorit reshje te dendura shiu

Moti

Diteve me diell dhe temperaturave te pazakonta te muajit nentor duket se po u vjen fundi. Java e ardhshme pritet te nise me reshje te dendura shiu nderkohe qe termometri do te zbrese me te pakten pese grade Celsius. Gjate javes se dyte te nentorit do te ndihen veshtiresi per udhetimet ne det pasi era e fuqishme do te shtoje dallgezimet. E megjithate sinoptikanet pohojne se Shqiperia nuk do te jete e vetmja qe do te perfshihet nga moti i keq. Shira te dendur qe rrezikojne permbytje do te kete edhe ne Spanje France e Itali.

Meteorologet thone se dita e premte pritet te risjelle kthjellime te motit dhe nje fundjave me diell. Megjithate pjesa e dyte e ketij muaji do te mbizoterohet pergjithesisht nga reshjet e shiut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›