Projekti pilot socialistet terhiqen nga numerimi elektronik ne Fier

Partia Socialiste i ka dorëzuar KQZ-së një raport mbi problemet që ekspertët e saj kanë gjetur në testimin e parë të projektit teknologjik të Fierit mbi numërimin elektronik të votave. Nëse shqetësime nuk adresohen, socialistët nuk do të pranojnë aplikimin e këtij projekti.
Socialistët nuk janë aspak të bindur nga testimi i parë i projektit pilot për numërimin e elektronik të votave në Fier.
Zv/sekretari për cështjet Zgjedhore, Bledi Cuçi tregon se ritmet kohore, tre herë më të ngadalta se numërimi manual, janë shumë shqetësuese.
Ekspertët e PS-së nuk kanë marrë nga testimi i parë, as sigurinë që kërkojnë mbi rreziqet e manipulimit të votës.
Tjetër cështje që rrezikon dështimin e projektit të Fierit ka të bëjë me fletën e votimit. Në formatin A3 të përdorur nga firma “Indra” mund të vendosen maksimumi 42 parti, ndërsa në KQZ janë regjistruar mbi 60.
Socialistët shprehen të hapur për një tjetër test, nëse merren parasysh shqetësimet e tyre. Përndryshe, nuk do ta pranojnë projektin e numërimit elektronik të votave në Fier.