E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Reforma e shëndëtësisë, sfidë për të gjithë Amerikën



"Në këtë fundjavë pritet që të ndodh një ngjarje historike."
Me këtë fjali presidenti i SHBA-së, Barak Obama ka përcaktuar rëndësinë e votimit të reformës së shëndetësisë që do të kryhet këtë fundjavë në Kongresin amerikan.
Obama është shprehur se sfida e aprovimit të reformës së shumëdiskutuar do të jetë një betejë e vështirë për të dhe për krahun demokrat në Kongresin amerikan.
Në deklaratën e tij para auditorit universitar të George Mason University, Obama ka shprehur gjithashtu edhe pasojat negative që do të kishte mosaprovimin i reformës së shëndetësisë.
"Nëse reforma nuk aprovohet atëhere industria e sistemit të sigurimeve do të vazhdojë të jetë e papërgjegjshme ndaj popullit amerikan. Kjo industri do të vazhdojë që të mohojë problemet e mëdha që kanë amerikanët e thjeshtë. Amerikanët do të jenë viktimat e aktit të mosaprovimit nga ana e dhomës së përfaqësuesve."- u shpreh presidenti Obama.
Pas një viti lufte të ashpër tashmë pritet që edhe hallka e fundit e sistemit ligjvënës në SHBA të thotë fjalën e saj për aprovimin e ose jo të kësaj reforme të shumëdiskutuar. Anëtarëve të dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan do të jenë përgjegjës për të aprovuar një paketë ligjore e cila u mundëson mbulimin e sigurimeve 32 milionë amerikanë të varfër. Por gjithashtu ky aprovim do t'i hiqte bugjetit të shtetit amerikan shifrën e 2,3 miliardë dollarëve.
Në fund të fjalës së tij presidenti Obama u shpreh shumë besimplotë për aprovimin e paketës ligjore.
"Ne do ta kryejmë këtë mision,"- u shpreh Obama duke iu drejtuar audiencës së studentëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›