E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi: Reforma e shëndetësisë fitimprurëse për të varfërit


Pjesa më e madhe e amerikanëve besojnë se plani i reformës shëndetësore në Kongres do të ndihmojë shtresën e ulët dhe personat e pasiguruar, por, shprehen se do të sjellë më pak përfitime për grupe të tjera individësh përshi edhe ata vetë. Këto përfudime kanë ardhur pas zhvillimit të një sondazhi të publikuar ditën e premte.
Sondazhi i 17 marsit të zhvilluar nga ''Gallup'' me rreth mbi 100 persona në SHBA, që lidhet me përpjekjen përfundimtare të presidentit Barack Obama për miratim në të projektligjit në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, gjithashtu nxori në pah që disa amerikanë mendojnë se legjislacioni mund të përkeqësojë gjërat për familjet e shtresës së mesme dhe gjithë SHBA-në.
Rreth 59 % pohoi se plani do të ndihmonte amerikanët të cilët nuk janë të siguruar nga ana shëndetësore, ndërkohë 56 % e të anketuarve u shprehën se prisnin një përfitim për shtresën e varfër.
Por, vetëm 28 % deklaruan se besonin që plani Obama do të kontribuonte në lidhje me vetë familjet e tyre, ndërkohë që 37 % deklaruan se mund të përkeqësojë situatën për ta.
Vetëm 9 % re të anketuarve pohuan se reforma nuk do të bënte ndonjë ndryshim të madh.
44 % u shpreh se plani mund të vështirësonte situatën për SHBA-në dhe shtresën e mesme të popullsisë. Në të njëjtën kohë, 39 % besonte në një përfitim nga ky plan kurse një e treta u shpreh se legjislacioni do të ndihmojë shtresën e mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›