E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: SHBA do të fillojë të jetë më e ashpër me Kinën

Uashington, 4 shkurt, NOA Shtetet e
Bashkuara të Amerikës do të nisin të jenë më të ashpër me Kinën në të ardhmen në
mënyrë që ajo të sigurojë hapjen e tregut të saj për tregti me këtë vend. Një paralajmërim
të tillë e ka bërë sot vetë presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë një takimi
me senatorët e Partisë Demokratike. Konkretisht, bëhet me dijeni se Obama tha
se do të siguronte që në të ardhmen Kina por edhe vende të tjera t'i përmbahen
kushteve të marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas
tij, nëse ka marrëveshje për të cilat palët kanë rënë dakord, atëherë të dyja
palët duhet t'i hapin tregjet e tyre.

Ne e bëjmë këtë ndërkohë që ana tjetër vendos
pengesa jo-tarifore, kjo atëherë paraqet probleme me të cilat duhet të
ballafaqohemi. Prandaj ne kemi vendosur që të përpiqemi të jemi shumë më të
ashpër ndaj zbatimit të kushteve të marrëveshjeve tregtare mes vendeve tona.
Këtë do t'a bëjmë duke ushtruar presion të vazhdueshem mbi Kinën dhe vende të
tjera në mënyre që t'i detyrojmë ato që të hapin tregjet e tyre në mënyrë
reciproke, tha presidenti Obama lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›