"Toyota" shënon humbje 1.4 miliardë euro
Tiranë, 4 Shkurt Prodhuesi japonez i
automjeteve Toyota vlerësoi se për shkak të tërheqjes së makinave nga tregjet
botërore si pasojë e një problemi teknik, humbjet e kompanisë do të shkojnë
prej 1.3 deri 1.4 miliardë euro.
Toyota i tërhoqi tetë milionë automjete në mbarë botën, nga të cilat 1.8
milionë në Evropë, për shkak të defektit të mundshëm në pedalen e gazit, i cili
mund të shkaktojë rritje të pakontrolluar të shpejtësisë.
Të dhënat më të reja flasin se shitja e automjeteve Tojota në SHBA ka rënë
për 16 % në janar, raporton radio Evropa e Lirë.